Blloku Antikapitalist – Deklaratë mbi protestën e 1 majit

Një çerek shekulli ka kaluar që nga fundi i luftës, moment që na dha shpresë për një të ardhme të lirë nga shtypja e një të ardhme më të mirë. Mirëpo këto endërra na janë shëndërruar në makth të realitetit kapitalist. Mbrenda 25 viteve, ne jemi shëndërruar në vegla të makinerisë kapitaliste që prodhojmë pasuri për kapitalin ndërkombëtar dhe për profit të oligarkëve vendor, ndërkohë që ne vdesim e lëndohemi, ngacmohemi e abuzohemi, çdo ditë më të vafër, çdo ditë më të shfrytëzuar, çdo ditë më të shtypur.

Ne jemi punëtorë e punëtore të detyruar të punojmë për mbijetese. Vetëm në 10 vitet e fundit, mbi 120 punëtore e punëtorë kanë vdekë në vend të punës, e rreth 900 të tjerë/a janë lënduar. Ne punojmë për një rrogë minimale prej 170 €, e me pagën që e marrim, nuk na del as të paguajmë shpenzimet baze; s’kemi pare për ushqim, s’kemi pare për veshmbathje, s’kemi pare për barna, s’kemi pare për qira. Edhe pse nga viti në vit rroga mesatare është rritë, çmimet janë rritë edhe më shumë. Pra, ne jemi të punëtorë e punëtore të punsuar, e njëkohësisht të varfër.

Ne jemi të papunë/at për të cilët/at lufta për mbijetesë është realitet i përditshëm. Ne jetojmë në sistem që mundëson miliarderëve të mbledhin të gjitha plaçkat, e ne, nëse nuk mund të punojmë për grimcat që na gjuajnë, të vdesim nga uria. Realisht jemi mbi 600 mijë të papunë/a në Kosovë, e mbi 60% të tyre jemi gra, por statistikat nuk na konsiderojnë të tillë/a por na fshehin prapa emërtimeve sikurse studentë/e dhe shtëpiake.

Ne jemi gra të cilave puna dhe trupat na kontrollohen për të garantuar riprodhimin e sistemit kapitalist, pra vetëm mjet për të prodhuar dhe u kujdesur për gjeneratat e ardhshme të punëtorëve/eve, ushtarëve/eve dhe mirëmbajtësve/e të rendit kapitalist; e gjithë kjo përmes punës së papaguar në shtëpi, e që e natyralizohet si punë që duhet ta kryejnë gratë.

Ne jemi studentë e studente që kalitemi nëpër universitete publike e private për tu bërë punëtorë e punëtore të zellshmëm/e e qytetarë/e të nënshtruar/a. Larg faktit e të qenurit vatër e dijës e mendimit kritik, universitetet janë bërë shkolla indoktrinuese për nevoja të tregut, si dhe  vatra të ngacmuesve seksual.

Ne jemi migrantë e migrante të pa rrënjë të detyruar të dalim nga Kosova. Mbi 300,000 nga ne kemi emigruar në 10 vitet e fundit, vetëm të mbesim të shfrytëzuar në qendrat e kapitalit Evropian, nëpër hotele e restorane, baushtella e fabrika, gjithnjë të huaj.

Ne jemi rrugaçë/e, hajnë/e, punëtore të seksit, lypësar/e, njerëz të shtypur nga sistemi e të harruar nga shoqëria.

E në anën tjetër, sistemi na mveshë epitetet “qytetarë/e” e “votues/e”, identitete që fshehin faktin se janë disa që zotojnë çdo gjë dhe të gjithë ne të tjerët/at, të pa-pushtetshmit, që detyrohemi ta shesim punën për mbijetesë.

Ne i refuzojmë këto epitete dhe i thërrasim pikës përbashkuese të të gjithë/a të shtypurve/ave: ne jemi klasë punëtore.

Ne dalim për 1 Maj sepse jemi antikapitalistë/e

Ne nuk dëshirojmë reformim të sistemit. Sistemi kapitalist prioritizon përfitimin mbi jetën e njeriut, dhe çdo aspekti të jetës i jep vlerë monetare. Në sistem kapitalist, ne s’jemi asgjë tjetër pos makina të shftyëzuara për krijimin e pasurisë për të pasurit. E ndërkohë që ne skllavërojmë, shefat e çiftit të Devollëve, Ramiz Kelmendëve, Xhevdet Rexhepëve, Ahmet Çalikëve dhe Semir Manëve të Kosovës, këta oligarkë, e mbajnë peng ekonominë si dhe e mirëmbajnë këtë sistem kapitalist përmes penave të politikanëve dhe pendrekëve të policëve.

Rrjedhimisht, sistemi i cili është themeluar që ta mbajë shumicën e shtypur për ti shftyëzuar për profit të pakicës, nuk mund të reformohet. Ne kumtojmë që sado të rëndësishme janë luftat për rrogë më të mirë, vende më të sigurta të punës, pagë për punë të shtëpisë, punë për të papunësuarit, këto nuk duhen të jenë qëllim në vete por hap që na dërgon drejt qëllimit kryesor: shkatërrimin r vetë sistemit dhe krijimit të një sistemi të bazuar në liri, barazi dhe solidaritet.

Ne dalim për 1 Maj sepse jemi feministë/e

Sistemi kapitalist në thelb është sistem patriarkal. Ai krijon hierarki gjinore dhe si dhe krijon edhe përforcon një kulturë që përcakton qartësisht rolet dhe sjelljet që priten nga gratë dhe nga burrat (pa i njoftë identietet e tjera gjinore), duke mirëmbajtur një kod strikt moral e shoqëror, ndarje e cila shërben për ti mbajtur gratë të nënshtruara ti  shërbejnë riprodhimt të sistemit kapitalist, ndërsa burrave ia përforcon një kulturë maskuline që e thekson forcën dhe dominancën si vlerë. Rrjedhimisht, nuk është befasues fakti që parlamenti nuk e kalon kodin civil si dhe ligjet për shëndet riprodhues, përse institucionet e sigurisë (dhunës) nuk mund e nuk dojnë na mbajnë të sigurta/ë e përse shteti nuk merr masa , sado që mundohen të na bindin që barazia ekziston duke na prezentuar gra presidente, e gra shefa.

Ne sot dalim të kumtojmë që vetë sistemi, dhe shteti si mbrojtës i sistemit, janë vetë krijime që burojnë nga patriarkati, shtypja e pabarazia, e që nuk mund të mbështetemi tek shteti për të na mbrojtur, por vetëm tek njëri/a tjetri/a. Ne nuk nuk pranojmë barazi për të pasurit, dhe pabarazi dhe shtypje për të varfërit.

Ne dalim për 1 Maj sepse jemi antimilitaristë/eKy 1 Maj ndodh në kohë shumë të rëndësishme, në moment që kapitali global është duke përjetuar përsëri krizë dhe fillon luftëra imperialiste për hapur burimet e reja për shfrytëzim. Luftat gjenociadle në Palestinë, Sudan, Ukrainë e Mianmar, etj, janë lufta klasike imperialiste në interes të kapitalit ndërkombëtar, e ndërkohë që qëndrojmë në rrezik të përjetimit të një luftë nukleare, elitat shtetërore në mbarë Ballkanin përsëri filluan të armatosen dhe kërkojnë inkuadrimin e shërbimit ushtarak. Këto janë veprime tipike të një sistemi që kalbet nga brenda, e i cili çdo herë që është në krizë, krijon luftëra të reja të cilat kryesisht shërbejnë për t’i qeruar hesapet ndërmjet elitave duke përodrur trupat tanë, e veprime që poashtu shërbejnë për disciplinimin e klasës punëtore.

Ne sot dalim të tregojmë që qëndrojmë kundër militarizimit të shteteve dhe trumpetimeve të luftërave kapitaliste imperialiste, si dhe qëndrojmë në solidartitet me popujt e shtypur në luftën tyre për çlirim.

Ne dalim për 1 Maj sepse jemi antifashistë/e

Nacionalizmi, shovinizmi, konservatizmi, edhe forma e tyre eksplicite—fashizmi, janë futur në çdo spore të shoqërisë. Ne shohim homofobë në parlament e nacionalistë në pushtet, konservatorë në administratë e mizogjenë në polici, sionistë në biznese e fashistë në stadione. Pika përbashkuese e të gjithë këtyre është thirrja në superioritetit dhe diskriminimi, si dhe kërkesa për shtet më të fortë, shtet më kontrollues dhe më shtypës.

Ne dalim sot të theksojmë se fashistët, si ata eksplicitë e ata implicitë, nuk kanë vend në hapësira publike, ndërsa ata që janë në institucione, do t’i luftojmë. Fashizmi nuk kalon!

Ne dalim për 1 Maj sepse jemi revolucionarë/e

Për këtë 1 Maj, ne kemi dalë jo t’ju bëjmë apel pushtetarëve, por si kushtrim i klasës punëtore, kundër kapitalizmit, partriarkatit, shtypjës e shfrytëzimit, kundër militarizmit, kundër luftërave imperialiste dhe paqës ndërklasore, kundër fazhizmit, konservatizmit, homofobisë, dhe çdo force reaksionare, dhe të dalim në solidaritet me njëri/a-tjetrin/ën për të krijuar bazat e para për një shoqëri të lirë e të barabartë, një shoqëri revolucionare.

Asambleja e Bllokut Antikapitalist, 1 Maj 2024