Intervista me BOAK

Ky intervistë u realizua në Dhjetor 2022 përmes email-it të enkriptuar (për arsye të sigurisë). Fillimisht kjo intersviste ishte parashikuar të publikohej në një zine, që do të përqënrdohej në perspektiva të ndryshme brenda lëvizjes anarkiste në lidhje me temën e luftës. Ne kemi vendosur të publikojmë këtë intervistë tani, në dy vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë. Pas intervistës, BOAK ka vazhduar me aktivitetet e saja, me sa duket, me një intensitet më të ulët. Për të ndjekur veprimtaritë e BOAK, ndiqni kanalin e tyre në Telegram.

Telegram: https://t.me/BO_AK_reborn

Onion: http://boakor7dmr63zguccltp6nki56ou4oppirhyllfck7yd3sifywinhkyd.onion

Arkiva

Përgjigje në emial të Komunës, 3 Dhjetor 2022 

Gjuha origjinale: Anglisht 

 

Komuna:

Fillimisht, mund të na tregoni pak më shumë mbi organizatën tuaj? Kush jeni ju, çfarë qëndrimesh keni, si dhe për rezitencën në përgjithësi në Rusi?

BOAK:

Përshëndetje! Ne jemi Organizatë Luftarake e Anarko-Komunistëve (rusisht: Боевая организация анархо-коммунистов – БOAK), një organizatë guerile që po lufton drejt revolucionit shoqëror në Rusi. Ne synojmë të ndryshojmë shoqërinë bazuar në parime anarko-komuniste, të tilla si vetëqeverisja, demokracia e drejtpërdrejtë, vendimarrje e plotë e njerëzve mbi jetën e tyre, decentralizimi, ekonomi të udhëhequr nga punëtorët, antimilitarizmi, shoqëri pa asnjë lloj të diskriminimit, si dhe me harmoni mes njerëzve dhe natyrës.

Për ta arritur këtë, është e domosdoshme të ndodh revolucioni, pasi që qeveritë, përfshirë edhe atë ruse, nuk e lëshojnë dot pushtetin dhe e mbojnë atë me të gjitha mjetet në dispozicion – e ne duhet ta luftojmë këtë. Ky realitet na kërkon që ne të jemi forcë e organizuar që ndihmon njerëzit të luftojnë së bashku. Prandaj, ne po punojmë në zhvillimin e organizatës tonë, njerëzve dhe burimeve, për të dobësuar shtetin dhe për të ndihmuar të tjerët të luftojnë kundër tij, si dhe për të përhapur idetë dhe metodat anarkiste përbrenda shoqërisë ruse.

Komuna:

Njerëzit në Kosovë kanë informata të vobekta për politikën dhe shoqërinë ruse. Mund të na tregoni pasqyrë të përgjithshme të politikës ruse? Ndoshta mund të na tregoni si jetohet nën regjimin e Putinit dhe çfarë lloj rezistence ekziston kundër pushtetit të tij?

BOAK:

Politika ruse është zhvilluar në të njëjtin formë për dy vitet e fundit. Regjimi i Putinit ka fituar gjithnjë e më shumë pushtet, duke vrarë ose duke dërguar në burg çdo opozitë reale, duke lënë kështu në hapësirë publike vetëm alternativa të rreme, sikurse Partia Komuniste e Federatës Ruse apo Partia Liberale Demokratike, të cilat marrin vendime të favorshme për Putinin.

Pushtetarët e përdorin këtë situatë për përfitime personale, për të akumuluar më shumë pushtet dhe para, duke i marrë të fundit nga njerëzit dhe duke u mohuar atyre çdo mundësi për të kundërshtuar. Si pasojë e regjimit të Putinit, u shkatërrua sistemi mjekësor falas (megjithëse taksat vazhdojnë të mbledhen pë të), sistemi i pensioneve po ashtuë është shkatërruar, si dhe numri i njerëzve që jetojnë nën kufirin e varfërisë është rritur. Ndërkohë, Putin dhe aleatët e tij përfitojnë financiarisht nga çdo projekt që ju teket, dhe nëse dikush e  kundërshton, ata përdorin policinë dhe shërbimet e sigurisë për ti heshtur zërat kundërshtues.

Poashtu, ekziston një sistem propagandistik që i ka bindë njerëzit se të gjitha problemet kanë pasojë e “Perëndimit të keq”, i cili është “kundër nesh dhe dëshiron të shkatërrojë rusët”. 

Ekzistojnë disa forca kundërshtuese të organizuara kundër regjimit të Putin-it, përfshirë organizatat liberale, si FBK* e Navalny-t**, që synojnë rikthimin e Rusisë në rrugën e kapitalizmit perëndimor. Të tjerat janë organizatat e djathta që besojnë në domosdoshmërinë e një “Kombëtar Rus” pa kombësitë e tjera. 

Po ashtu ekziston lëvizja e majtë, përfshirë këtu anarkistët, komunistët, e kështu me radhë. Këto forca nuk janë një monolit, kanë mendime të ndryshme për shumë çështje, por e përbashkëta e tyre është qëndrimi për domosdoshmërinë e një shteti apo shoqëri më shociale dhe më njerëzore, e ndryshme nga Rusia e sotme si nga e ndryshme nga kapitalizmin perëndimor. Pra një shoqëri më njerëzore dhe e drejte.

Komuna:

Ndoshta mund të na tregoni pak për luftën e fundit në Ukrainë? Cila është rëndësia e kësaj lufte për pushtetarët në Rusi, cilat janë qëllimet e tyre si në gjeopolitikë ashtu edhe në politikën e brendshme?

BOAK:

Sipas mendimit tonë, qeveria ruse përballet me shumë probleme të brendshme ekonomike, dhe për të rritur pushtetin si dhe për të mos humbur ndikimin tek njerëzit, ata filluan këtë luftë. Ata menduan se do të ishte një fitore e shpejtë që do të sjellte rritjen e patriotizmit në shoqëri, rritje ekonomike, dhe zgjerimin e ndikimit ndërkombëtar, siç ndodhi pas aneksimit të Krimesë në 2014. Megjithatë, ata gabuan, dhe kjo luftë është shëndërruar në situatë ku dalin gjithësesi humbës. Ata nuk mund ta nalin atë sepse i’u frikësohen protestave të brendshem (në sensin se njerëzit do të jetn të mendimit “të gjithë kemi vuajtuar me këtë luftë – e për çfarë kemi vuajtuar në fund?”)

Po ashtu nuk mund të fitojnë pa ndërmarrë masa radikale, sikurse mobilizimi i përgjithshëm iës, i cili mund të rrisë pakënaqësinë në shoqërinë ruse. 

Një faktor shumë i rëndësishëm është figura e vetë Putinit, i cili është mjaft i moshuar dhe e sheh veten si një “person historik” që po rikthen Perandorinë Ruse, dhe ky është një nga faktorët që çoi në këtë luftë.

Komuna:

I kemi parë në internet aksionet e tuaja. A mund të na tregoni më shumë për qëndrimin tuaj zyrtar në lidhje me luftën në Ukrainë dhe disa nga aksionet kryesore që keni ndërmarrë? Ndoshta mund të listoni disa veprime për të cilat keni marrë publikisht përgjegjësi për to?

BOAK:

Ne jemi kategorikisht kundër kësaj lufte dhe po luftojmë për të ndihmuar njerëzit e Ukrainës në luftën kundër agresionit të Putinit. Gjithashtu, besojmë se kjo luftë ofron një mundësi për të çliruar edhe Rusinë, pasi shoqëria është bërë e paqëndrueshme dhe fuqia e qeverisë është dobësuar për shkak të dështimeve të ushtrisë. 

Pra, ne po kryejmë sulme ndaj objekteve ushtarake për të dobësuar ushtrinë ruse dhe për të ndaluar atë nga vrasja e popullit ukrainas. Deri më tani, kemi marrë përgjegjësinë për ktë veprime,

  • sulmin ndaj një kulle të telefonisë mobile në rajonin e Belgorodit për të ndërprerë komunikimet ushtarake https://t.me/BO_AK_reborn/1480 
  • Dy sulme ndaj hekurudhave që çojnë në objekte ushtarake në rajonin e Moskës për të ndërprerë furnizimin me mallra ushtarake për ushtrinë ruse në Ukrainë, https://t.me/boakom/25 dhe https://t.me/boakom/36 
  • Si dhe dhe shkatërrimin e një ure që çon në një objekt ushtarak. https://t.me/boakom/86 https://t.me/boakom/87 

Kemi ndërmarrë edhe disa aksione të tjera për të cilat nuk mund të marrim përgjegjësi si organizatë, për arsye taktike. 

Po ashtu, po ndihmojmë organizatat e tjera partizane përmes Fondit tonë Revolucionar Anarkist për t’i ndihmuar grupet tjera që të organizojnë sulmet e tyre. https://t.me/rev_anarchy_fond/25, https://t.me/rev_anarchy_fond/23, dhe https://t.me/rev_anarchy_fond/22

 

Komuna:

Ndoshta mund të vlerësoni rezultatet e aksioneve tuaja? Sa efektive ishin ato në uljen e kapaciteteve të shtetit rus për ta mbarëvajtur luftën?

BOAK:

Rezultatet ende duhet të merren veshë, pasi qeveria ruse fsheh rezultatet e veprimeve partizane, duke i bërë publike vetëm në raste kur partizanët arrestohen. Po ashtu, smundemi ta verifikojmë rezultatin e sulmeve tona tek vendi i ngjarjes për shkak të masave të sigurisë. Megjithatë, kemi marrë mesazhe nga shokët tanë që luftojnë në Ukrainë, të cilët kanë vërejtur ndihmën nga sulmet tona,  https://t.me/BO_AK_reborn/2155

Por sa i përket lëvizjes partizane në Rusi në përgjithësi, vërejmë se sulmet partizane po shkatërrojnë dokumentet ushtarake dhe po dëmtojnë ekonominë e Putinit. Ne mendojmë se këto veprime, si tërësi, po dobësojnë shtetin shtypës dhe po e përshpejtojnë realitetin revolucionar.

Komuna:

Duke pasur parasysh sigurinë tuaj dhe pa zbuluar shumë informacione, a mund të na thoni sa i madh është rrjeti juaj, sa i gjerë është dhe si është i organizuar ky rrjet? A bëhet fjalë këtu për një grup që koordinon të gjitha veprimet apo për grupe autonome me qëllime të ndryshme?

BOAK:

Ne funskonojmë si organizatë, që do të thotë se të gjithë ne ndajmë të njëjtat ideale, qëllime dhe metoda. Organizata jonë përbëhet nga disa dhjetëra grupe, të cilët kanë koordinatorët e tyre por që nuk njihen plotësisht me njëri/a-tjetrin/ën për arsye sigurie. Këto grupe veprojnë në mënyrë të pavarur por koordinojnë veprimet e tyre. Disa vendime merren nga grupet individuale, ndërsa të tjerat, që lidhen me organizimin e përbashkët, merren së bashku. Ne përdorim parimet e demokracisë së drejtpërdrejtë në funksionimin e organizatës sonë. 

Për komunikim, kemi herë takimet fizike në vende të fshehta apo e përdorim teknologjinë, sikurse sistemin operativ Tails dhe rrjeti TOR për komunikim të enkriptuar. Vendimet merren përmes konsensusit kurdo që kjo është e mundur, ose duke zgjedhur një koordinator të përkohshëm për vendime të shpejta gjatë veprimeve.

Komuna:

A i shohin njerëzit aksionet e juaja? Çfarë përshtupje ka populli rus dhe mediat ruse aksionet e juaja?

BOAK:

Mediat zyrtare nuk flasin për ne, ato flasin për partizanët vetëm kur i kapin, duke tentuar ti paraqesin partizanët sikurse nazistë ose të manipuluar nga forcat speciale perëndimore. Por pothuajse çdo media opozitare aktualisht mbështet veprimet partizane, duke ndihmuar në përhapjen e lajmeve mbi sulmet, në mënyrë që ato të arrijë tek sa më shumë njerëz. Dhe, sipas asaj që shohim, veprimet partizane po pranohe pozitivihst nga njerëzit.

Komuna:

Dhe cila është përgjigja e shtetit, si nga ana propagandistike, ashtu edhe nga forca fizike? A ka pasur arrestime të shokëve/shoqeve tuaj për këto veprime?

BOAK:

Shteti po jep çdo gjë nga vetja që të na kapë. Kanë bërë kontrolla dhe kanë torturuar njerëzit gjatë pytjeve, në disa rajone të ndryshme të Rusisë, për të marrë informata. Megjithatë, ata nuk kanë pasur sukses në kapjen e ndonjërit prej anëtarëve tanë. Sa i përket propagandës, ata nuk flasin për ne si organizatë, por ka shumë deklarata kundër partizanëve në përgjithësi nga zyrtarë të lartë të politikës ruse, sikurse Dmitry Medvedev***, i cili i quan partizanët “fundërrina edhe anormal” dhe bën thirrje për eliminimin e tyre. Prandaj, ne mendojmë se qeveria ruse i frikësohet rrezikut që paraqesin partizanët dhe përpiqet ta minimizojë atë.

Komuna:

Cili është mendimi juaj për individët dhe grupet e vogla anarkiste ukrainase që i bashkohen ushtrisë ukrainase në luftë? Ka disa zëra kritikë brenda miletit anarkist që thonë se nuk duhet të bashkërendohen me forcat shtetërore në luftën kundër pushtimit, ndërsa anarkistët ukrainas thonë se është çështje mbijeteseje për ta. Cili është mendimi juaj për këtë?

BOAK:

Ne i njohim shokët që luftojnë në atë luftë dhe e dimë se ata nuk luftojnë për qeverinë e Ukrainës, por për popullin ukrainas, dhe ne i mbështesim ata. Ne mendojmë se ata luftojnë jo vetëm për mbrojtjen e popullit të Ukrainës, por edhe për përafrimin e një realiteti anarkisë në të dyja vendet tona. Ata ndihmojnë në dobësimin e shtetit rus, duke krijuar mundësi për ne të veprojmë, dhe kështu faktorizohen si forcë brenda Ukrainës që mund të ndihmojë në rindërtimin e shoqërisë ukrainase pas luftës.

Komuna:

Si do ta përkufizonit rolin e grupeve revolucionare në luftërat antikolonialiste, veçanërisht atyre që jetojnë dhe luftojnë në vendet imperialiste?

BOAK:

Ne mendojmë se pa grupe revolucionare, luftërat antikolonialiste nuk mund të kenë sukses. Pa revolucion, kolonitë mund vetëm të shpresojnë që shteti shtypës të ndalet vetëvetiu, por përse do të bënte diçka të tillë që do të rezultonte në humbjen e parave dhe pushtet? Nëse shtypësi do të ishte aq i mirë, fillimisht ai nuk do të kishte shtypur koloninë. 

Jetojmë në një botë globale, prandaj është e nevojshme të ketë koordin midis grupeve revolucionare brenda kolonive dhe atyre në vendet imperialiste. Të parët janë të domosdoshëm, por edhe ndihma e këtyre të fundit, që po dobësojnë shtetin e tyre imperialist dhe duke vepruar kundër politikave të tij kolonialiste, është një ndihmë e madhe për lëvizjen revolucionare fillestare.

Komuna:

Keni kontakte me grupe të tjera në rajon? Si është marrëdhënia me grupet nga Ukraina? Siç kuptuam, ka pasur një bashkëpunim të ngushtë më parë me revolucionarët nga Ukraina?

BOAK:

Po, ne jemi duke koordinuar veprimet tona me disa grupe anarko-partizane si dhe me disa lëvizje kundër Putinit apo kundër luftës. Gjithashtu, kemi disa grupe partizanë fillestarë të cilëve u ndihmojmë me fonde dhe këshilla përmes Fondit tonë Revolucionar Anarkist. Po ashtu, po bashkëpunojmë me anarkistët ukrainas për të ndihmuar njëri-tjetrin në shpërndarjen e burimeve dhe informim.

Komuna:

Së fundmi keni filluar të jepni intervista me media ndërkombëtare si Fronti Popullor (Anglisht: Popular Front) dhe Al Jazeera. Mund të na tregoni se cila është rëndësia e daljes suaj para publikut perëndimor?

BOAK:

Ne besojmë se në audiencën perëndimore ka shumë shokë të tonë, të majtë, anarkistë, etj., dhe është e rëndësishme që ata të dëgjojnë zërin tonë nga fronti kundër agresionit imperialist të Putinit. Solidariteti ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për luftën tonë, qoftë për shkak të burimeve shkëmbimit të informatave, deri te krijimi i brigadave ndërkombëtare që luftojnë për liri kudo që është e nevojshme për një revolucion shoqëror në të ardhmen. Një shembull i mirë për ne është situata në Rojava. Gjithashtu, mendojmë se është e rëndësishme të flasim edhe me një audiencë më të gjerë, jo vetëm me anarkistët. Besojmë se idetë e anarkisë janë të pranishme në natyrën e çdo populli dhe duke treguar se edhe në një vend si Rusia ekzistojnë anarkistë – luftëtarë të lirisë, mund të popullarizojmë idetë anarkiste dhe të ndihmojmë në rindërtimin e botës në mënyrë më të drejtë dhe më të lirë.

Komuna:

A mund të presim një shpeshtim të veprimeve ose ndryshim në taktika? Çfarë mund të na thoni për planet tuaja të ardhshme (që mund t’i ndani publikisht)?

BOAK:

Po, patjetër. Tani po punojmë për të përfshirë gjithnjë e më shumë grupe në luftën tonë, duke koordinuar veprimet tona. Vërejmë se ka shumë sulme partizane, por ato janë të pakoordinuara dhe shpesh partizanët arrestohen për shkak të mungesës së planifikimit. Besojmë se veprimi i koordinuar mund të na ndihmojë të gjithëve të arrijmë rezultate më të rëndësishme dhe, si rezultat, të kryejmë një revolucion në Rusi.

Komuna:

Siç e dini, Kosova ka qenë gjithmonë një pjesë e planeve të gjera gjeopolitike të shtetit rus, dhe në Kosovë nuk ka shumë simpati për shtetin rus (për arsye të qarta). Çfarë do të dëshironit që njerëzit nga Kosova të dinin për shtetin rus dhe popullin rus, si dhe çfarë do t’u thoshit grupeve revolucionare aktive në Kosovë?

BOAK:

Për popullin e Kosovës, dua të theksoj se shteti rus dhe populli rus nuk janë e njëjta gjë. Shteti përpiqet të kontrollojë mendjet e njerëzve duke u ofruar atyre vetëm informacionet që janë të nevojshme për t’i manipuluar. Megjithatë, ne të gjithë jemi njerëz të kësaj bote, kemi shumë të përbashkëta dhe besojmë se mund ta rrëzojmë këtë sistem të rrejshëm, të kuptojmë njëri-tjetrin dhe të luftojmë së bashku kundër shtypjes. Për grupet revolucionare në Kosovë: vazhdoni të luftoni! Mund të duket e vështirë dhe ndonjëherë e parëndësishme, por dini se diku në lindje nga ju, partizanët rusë po luftojnë gjithashtu kundër shtypjes dhe besojnë tek ju, besojnë se ju mund ta rrëzoni atë (sistemin) dhe të fitoni. Së bashku, ne të gjithë mund ta bëjmë këtë botë një vend më të mirë se sa ishte para nesh.

Komuna:

Keni ndonjë gjë për të shtuar në fund?

BOAK:

Solidariteti ynë është më i fortë se kufijtë. Vazhdoni të luftoni, shokë e shoqe – ne jemi në këtë luftë së bashku, dhe prandaj nuk mund të humbim!

_____________________________________________ 

[*]  Fondi Për Luftim të Korruspionit (Rusisht: Фонд борьбы с коррупцией – ФБК) – Organizatë joqeveritare që defakto ka shërbyer si liberale liberale opozitare. Nga viti 2019 oragnizata është ndaluar në Rusi, mirëpo ajo vazhdon veprimtarinë jashtë shtetit.

[**] Udhëheqës i FSB, si dhe politikan liberal opozitar. Me 17 Janar 2024 ka vdekë në burg në Rusi, e që në deri në datën e publikimit të këtij teksti, rrethanat si dhe shkaku i vdekjes ende nuk janë të kjarta, mirëpo ka dyshime të bazuara që është ekzekutuar nga shteti.

[***] Ish president i Federatës Ruse, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusise