Qendra Sociale Komuna
Komuna

Çka është Komuna

Komuna është qendër sociale autonome, anti-autoritare, revolucionare e anti-kapitaliste.  Qendra funksionon si iniciativë politike përbashkuese, hapësire krijuese e lire dhe e barabartë. Komuna është pikëtakimi i kritikës, edukimit revolucionar dhe bazë për krijim të iniciativave dhe lëvizjeve në bazë të solidaritetit dhe ndihmës së ndërjsjelltë.

Si e tillë hapësira ka program autonom politik, krijon iniciativa të veta të brendshme, jep përkrahje si dhe ofrohet si hapësirë për grupe dhe iniciativave antikapitaliste revolucionare apo për grupe të interesit të përbashkët social e politik. 

ParimetPolitike

Antikapitalizmi revolucionar: Komuna është qendër që propagon dhe punon për një realitet të ri antikapitalist, që nënkupton ndryshimin thelbësor të marrëdhënieve të njerëzve me kapitalin, shuarjen e sistemit klasor dhe pabarazive, dhe një shoqëri të lirë e të barabartë, dhe asesi tentativa reformuese të kapitalizmit sikurse social-demokracia, socializmi demokratik, kapitalizmi shtetëror, etj. 

Feminizmi – Ne e njohim realitetin patriarkal si sistem shtypës i cili i ka paraprirë rendit kapitalist, por është gdhendë në simbiozë me këtë të fundit, gjithnjë duke shtyrë përpara pabarazinë gjinore, kontrollin e trupave të grave dhe rrole të ngurta gjinore. Luftën kundër kapitalizmit nuk e shohim si të ndarë nga lufta kundër patriarkatit, por si përpjekje e përbashkët ndër-seksionale kundër shtypjes dhe pabarazisë.

Veprimtaria jashtë-parlamentare: Qendra si e tillë, tenton ti ofroj hapësirë për organizim të klasës punëtore në luftë të drejtpërdrejt ndaj sistemit kapitalist prandaj nuk tenton të jetë organizatë si dhe veprimtarinë e vetë e përqendron ekskluzivisht në organizim jashtë-parlamentar. Aktivitetet që mbahen në qendër i përkojnë këtyre parimeve, dhe nuk mund të shfrytëzohen nga grupe, lëvizje apo parti politike parlamentare apo qe kane ambicie te tilla. 

Antiracizmi, Antihomofobia, Antiksenofobia, Antifashizmi  – Jemi të vetëdijshëm ndaj faktit që kapitali strehohet prapa projekteve politike konservatore, patriarkale, ndarëse, shtypëse dhe mbi të gjitha, të dhunshme; pra seksizmin, racizmin, ksenofobinë, homofobinë dhe fashizmin, ndër të tjerash. Qendra Sociale Komuna lufton çdo formë të ndasisë dhe shtypjës në bazë klase, race, etnike, fetare, gjeografike, orientimi seksual, dhe ofron përkarhje iniciativave që i luftojnë ato.

Antinacionalizmi dhe antikolonializmi– Nacionalizmin është krijim dhe mbrojtjes i rendit kapitalist i cili në një anë ndanë klasën punëtore nëpërmjet kufive shtetërorë dhe në anën tjetër e shtyen atë të luftoj për interesa të klasës sunduese “të tyre”, shpesh kundër vetë klasës punëtore. Duke e njohur natyrën shkatërruese të nacionalizmit, e shprehur nëpërmjet imperializmit, ne e shohim luftën e popujve për çlirim si të pandashme nga lufta klasore. Ne qëndrojmë kundër tendencave nacionaliste, rezultati ndërmjet të cilave është realitet i pushtimit dhe nënshtrimit të popujve punëtorë si dhe zhdukja e heterogjienitetit shoqëror. 

Autonomia – Qendra sociale Komuna mbanë parimin e autonomisë politike, për sado që është kjo e mundur në kuadër të rrethanave, prandaj nuk pranon donacione që kërcënojnë parimet dhe autonominë si dhe nuk pranojmë anëtarësi dhe as aktivitete (brenda apo jashtë qendrës) me organizatat, lëvizjet dhe partitë politike parlamentare si dhe ato që tentojnë në marrje të pushtetit shtetëror.

Parimet Organizative

Vetë-organizimi kolektiv: Komuna është kolektiv i organizuar nga individë të ndryshëm të cilët bashkohen me vullnet të lirë dhe janë të barabartë mes vete.

Horizontaliteti: Komuna funksionon me parim të barazisë dhe horizontalitetit, pa udhëheqës e përfaqësues. 

Demokracia e drejtpërdrejtë: Të gjitha vendimet e Komunës merren kolektivisht. 

Konsensusi: Të gjitha vendimet e kolektivit të Komunës tentojnë në konsensus.

Solidariteti, bashkëpunimi dhe puna: Të gjitha aktivitetet e Komunës bazohen në solidaritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë ku sasia e punës ndahet, sipas mundësive dhe nevojës, në mënyrë të barabartë.  

Autonomia: Të gjithë individët dhe grupet për aktivitete apo projektet e veçanta, kanë autonomi të plotë përderisa ju përmbahen parimeve të Komunës.

Iniciativat individuale: Kolektivi i Komunës është e hapur për iniciativa individuale, përveç rasteve kur shkojnë në kundërshtim të vendimeve kolektive dhe parimeve të qendrës. 

Dallimet politike: Kolektivi i Komunës respekton dallimet politike, ideologjike dhe dallimet në strategji të individëve dhe grupeve që janë pjesë e Komunës e që veprojnë sipas parimeve politike të lartpërmendura.

Financimi: Të gjitha aktivitetet e Komunës financohen nga të hyrat e vetë antarëve të kolektivit apo mënyrat e gjenerimit autonome të mjeteve. Komuna është e hapur për donacione nga individë, grupe dhe inicijativa politike të cilat janë të përafëta me parimet e Komunës. Qendra nuk financohet nga OJQ-të, partitë politike, kompanitë private, e sidomos jo nga grupet, lëvizjet, organizatat e djathta e as nga individë që realizojnë të hyra nëpëmjet eksploatimit. 

Të hyrat financiare përdoren kryesisht për mirëmbajtën dhe zhvillimin e qendrës, aktiviteteve të saja si dhe financat janë transparente. Aktivitetet e jashtme: Të gjitha aktivitetet e të organizuara nga grupet jashtme, të organizuar nga individ, grupe dhe inicijativa të treta, duhet të jenë në parim me parimet e qendrës, si për nga lloji i aktivitetit, po ashtu edhe për nga mënyra e financimit të tyre.