Dje lexumë që seria e therrjeve që ndodhi pardje në Ferizaj, ku ndër katër persona të lënduar, o kanë edhe një vajzë 10 vjeçare, po konsiderohet që sulmuesi ka pasë motive raciste. Të gjithë viktimat e sulmit kanë qenë pjesëtarë të komunitetit Ashkali apo Egjiptian. Ne dëftojmë që ky nuk ka qenë akt i izolumë i një individi me “motive personale”. Ky sulm është simptomë e sistemit që ka mbjellë narrativë raciste t’flliqta, e që ushqehet me ndarje dhe korr urrejtje.
Vetëm kujtohuni kur lujshim n’shkolla “magjupi i zi”, a sa herë me të lehtë e thojmë “mos u bo magjup” e “magjuphane”. Këto narrativa janë thellu aq shumë në shoq’ni, sa njerëzit e komuniteteve tjera i shohim si të huaj, të fëlliqtë, të pashkollumë, të pakulturumë, lypsa, hajna – pra krejt pos si njerëz. E ndërkohë që këto ide normalizohen, shteti në anën tjetër sigurohet me i mbajte këta njerëz në margjina të shoqërisë, sa ma larg rrugëve, shkollave, punëve… atje dika ku skena nevoje mi pa. E si njerëz të tillë, këta të jo-njerëzishmit, shndërrohen në caqe të lehtë të frustrimeve shoqërore, e na krijon ndasi në “na” edhe “ata”. E deri sa i mbesim në fyt njëri-tjetrit, padronët e shoqërisë pos na kqyrin me përbuzje deri sa kjo ndamje ju lejon me na shtrydhë e shfrytëzu.
Për njerëzit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, kjo nuk përbënë lajm, përkundrazi janë e përditshme për shumë prej tyne. Diskriminimi i përditshëm, shamjet, sulmet…krejt vetëm sa vetëtojnë që shtetit nuk ja ndien hiç ndërkohë që racizmi është rrënjosë në çdo cep të shoqërisë. Në të njëjtën kohë, shoqëria i mshelë sytë, ndërkohë që i rreh gjoksit që “na nuk diskriminojmë se vetë kemi përjetu diskriminim në lëkurën tonë”.
E kur ndodhin sulme si kjo pardje, nuk mund të mbështetemi as te policia. Mjafton me e kujtu rastin e vitit 2019 kur një fëmije 12 vjeçar u abuzua, dhunua edhe në fund u vra, pavarësisht se familja e ka raportu në polici, me ç’rast ata nuk kanë reagu. Nuk mundesh me kërku prej një racisti me t’mbrojtë prej racistit tjetër, sidomos pasi që ekzistenca e të dyve burojnë nga i njëjti brum, pra ndarja edhe pabarazia. Prandaj, policia nuk mund të na mbrojë. Vetëm ne, si komunitet, mund t’i rezistojmë racizmit të rrënjosur në shoqëri dhe institucione dhe me t’ju kundërvu strukturave që i mbështesin.
Ne, Kolektivi i Komunës, zakonisht nuk bëjmë deklarata te tilla, pasi i shohim si performative edhe joefikase, por heshtja e shoqërisë tonë është shurdhuese. Kjo as nuk është një apel për institucionet. Apeli jonë është për njëri/a-tjetrin/ën, për njerëzit që të vazhdojnë të ndërtojnë solidaritet, të bashkohen në luftë kundër racizmit në çdo formë që ai merr.
E racistëve ju premtojmë se nuk kanë me pasë as qetësi e as siguri deri sa ecin nëpër rrugët tona.
Kolektivi i Qendrës Sociale Komuna